Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Sipas njoftimit të EULEX-it, Lopes dhe Vergori diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë.

“Duke u mbështetur në partneritetin e fortë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, priti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, u tha në njoftim.