Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shefi i BE-së takohet me Bashën, aludon që Kuvendi s’është konstituuar: Të respektohet Kushtetuta dhe institucionet multietnike

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 10:25
Shefi i BE-së takohet me Bashën, aludon që Kuvendi s’është konstituuar: Të respektohet Kushtetuta dhe institucionet multietnike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, me të cilin tha se e ka diskutuar nevojën “për respektim të proceseve kushtetuese” dhe për “institucione multietnike” pasi Basha e shpalli Kuvendin të konstituuar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit serb – siç kërkohet me Kushtetutë.

Orav i tha Bashës që BE-ja do t’i ndihmojë Kosovës, ndërsa tha se formimi i Qeverisë dhe krijimi i komisioneve parlamentare është kyç për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat kanë mbetur peng për shkak të zvarritjes së formimit të Kuvendit e Qeverisë.

“U takova sot me Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Diskutuam për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese dhe për të siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe multietnike. BE është këtu për të mbështetur Kosovën – formimi i Qeverisë dhe komisioneve të Kuvendit është kyç për të ecur përpara me Planin e Rritjes”, tha ai.

Orav shtoi se presin “me padurim që këto zhvillime dhe Plani i Rritjes të sjellin përfitime konkrete socio-ekonomike për popullin e Kosovës përmes ndihmës shtesë financiare, integrimit ekonomik dhe reformave të përshpejtuara”.

Met the newly elected 🇽🇰 Assembly Speaker Dimal Basha today. We discussed the need to respect constitutional processes, ensuring inclusive, multi-ethnic institutions. The 🇪🇺 is here to support 🇽🇰-the formation of the Gov. &AoK committees is key to progressing w/the #GrowthPlan . pic.twitter.com/0iN3zPQOtG

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike