Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShBA’ja tërheq disa trupa nga Rumania

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 09:44
ShBA’ja tërheq disa trupa nga Rumania

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor.

“Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.

Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.

“Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.

“Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.

Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët e NATO-s u informuan për këtë vendim gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën në konsideratë edhe reduktime të personelit, përfshirë në Poloni, por vendimi përfundimtar preku vetëm Rumaninë.

As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.

“Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Evropë… Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu./REL

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Shpallen të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 14:31Sillen para Gjykatës tre të akzuuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 14:0323 mbetjet mortore në Zubin Potok, Britania mirëpret punën e autoriteteve të Kosovës
  • 13:54“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, komandanti i stacionit policor flet për vrasjen në Malishevë
  • 13:45Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme