Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 18:12
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur, duke hedhur poshtë në mënyrë indirekte pretendimet e Iranit se kjo rrugë strategjike detare ishte mbyllur.

Në deklaratën e saj, CENTCOM thekson se lundrimi në këtë korridor ndërkombëtar ka vazhduar normalisht, me 55 anije tregtare që kanë kaluar sot përmes Ngushticës, duke transportuar sasi të mëdha mallrash dhe mbi 17 milionë fuçi nafte drejt tregjeve ndërkombëtare.

Komanda amerikane shton se forcat e Shteteve të Bashkuara mbeten “të pranishme dhe në gatishmëri” për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe respektimin e marrëveshjeve përkatëse në rajon.

Njoftimi i CENTCOM erdhi menjëherë pas deklaratave të Iranit, i cili pretendoi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke e justifikuar këtë me atë që e cilëson si “veprime kriminale” të Izraelit në Liban dhe shkelje të armëpushimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më strategjike të energjisë në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës, duke e bërë çdo tension në zonë me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme