Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA: E respektojmë vendimin e Gjykatës Speciale, shmangni retorikën nxitëse

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 15:42
SHBA: E respektojmë vendimin e Gjykatës Speciale, shmangni retorikën nxitëse

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL

vendimingjykatësnxitëse

Të ngjashme

Flet mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer, do ta rishikojmë vendimin

Flet mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer, do ta rishikojmë vendimin

13:32
Lajmi i fundit: Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës - kjo është arsyeja

Lajmi i fundit: Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës - kjo është arsyeja

11:12
Lladrovci: Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet

Lladrovci: Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet

19:59
Haziri: S’ka më bisedime me VV-në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Haziri: S’ka më bisedime me VV-në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

16:00

Më shumë nga Lajme

  • 16:59Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit
  • 16:39Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë
  • 16:37Haradinaj tenton t’i qetësojë qytetarët: S’kemi asgjë me policinë tonë
  • 16:35Eskalon protesta edhe te Qeveria
  • 16:33Të arrestuar e të plagosur, Policia holandeze del me detaje për protestën në Hagë