Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 14:52
Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do t’i shërbejë banorëve të lagjes “Lakuriq”, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se zhvillimi i një qyteti të gjelbër dhe të shëndetshëm ka qenë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

“Prizreni i gjelbër dhe shtimi i parqeve të reja në lagjet e qytetit ka qenë prioritet i yni që nga fillimi i mandatit. Sot jemi të lumtur që përuruam një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit, që do t’iu shërbejë banorëve, në veçanti fëmijëve dhe të moshuarve” – u shpreh Totaj.

Ai theksoi se projektet për parqe e hapësira rekreative do të vazhdojnë edhe më me intensitet gjatë mandatit të ardhshëm.

“Do të vazhdojmë investimet në parqet e reja me intensitet të shtuar në mandatin e ri, sepse qytetarët e Prizrenit meritojnë një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të jetuar” – shtoi kryetari Totaj.

Kjo hapësirë e re pritet të shërbejë si vend i përshtatshëm për rekreacion, socializim dhe zhvillim të jetës komunitare, duke i dhënë qytetit edhe një vlerë të shtuar mjedisore dhe estetike.

PDKPrizreni

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Policia mobilizohet për protestën e veteranëve të UÇK-së, paralajmërohen kufizime në qarkullim
  • 09:11PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 09:10Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
  • 08:53Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
  • 08:50Gati gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin, Kosova me pagën më të ulët në rajon