Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shala: Kanuni shpëtoi shqiptarët nga shfarosja, tash apeloj që drejtësia t’u lihet gjykatave

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 10:18
Shala: Kanuni shpëtoi shqiptarët nga shfarosja, tash apeloj që drejtësia t’u lihet gjykatave

Historiani Azdren Shala vlerëson rëndësinë e Kanunit të Lekë Dukagjinit në kontekst kohor, dhe thotë se ka pasur rol të madh historik që shqiptarët të mos shfaroseshin.

Sidoqoftë, Shala bëri thirrje që tani të mos ndiqet kanuni dhe të mos ketë nevojë për pajtim gjaqesh, por vënia e drejtësisë t’u lihet institucioneve përkatëse.

“Mendoj që ka qenë një nga preventivat më të mira që e ka mbrojtë kushtimisht shoqninë shqiptare prej shfarosjes, pra ato vrasjet me grupacione masive mes shqiptarëve, ky [Lekë Dukagjini i ka reduktu në vrasje 1 me 1”, tha Shala në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Pra kjo është shumë preventivë e mirë për kohën”.

“Nëse e kqyrim kontekstin kohor, Kanuni i Lekë Dukagjinit me kodin e faljes brenda atyre neneve të kanunit, e ka lujtë një rol të madh historik, e sidomos në vitet 90-ta kur shqiptarëve iu desh që qat energji që e kanë pasë me u vra mes veti, me e shpenzu që me u vra me armikun që ka qenë Serbia”.

“Kjo e ka një rol shumë pozitiv për mu, edhe është vlerë e trashëgimisë së rëndësishme tonë historike kulturore, Kanuni”.

“Ka një vakuum ligjor, kur s’funksionon ligji, ma mirë osht me i pajtu se sa me i lanë me i vra. Por unë bëj apel që shoqëria jonë mundësisht sa ma shumë me braktisë këtë, mos me pasë nevojë njerëzit me ba këso pajtime, por me funksionu gjykata, se në afat të gjatë, qekjo është arsyeja se pse kemi luftu”.

AZDREN SHALA

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
  • 17:16I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin