Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ministria bën të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të zhvillohet pa kufizime.
