Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sërish Abdixhiku, i ashpër me kritikët: Mercenarët po ulërasin

GD
Gazeta Demos10 janar 2026 në 23:45
Sërish Abdixhiku, i ashpër me kritikët: Mercenarët po ulërasin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish, për të dytën herë sot, në mbrojte të siç ka shkruar ai, LDK-së dhe anëtarësisë së saj.Abdixhiku i ka quajtur “sulme të paguara nga jashtë” kritikat ndaj LDK-së.

“Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.

Ky reagim i Abdixhikut vjen pas atij gjatë ditës, ku kreu i LDK-së sulmoi mediat, kritikët dhe opinionistët, duke i quajtur ata “mercenarë” dhe duke i përshkruar si “pazarxhinjë”.

Kjo pas reagimeve për një deklaratë që deputeti i partisë së tij, Besian Mustafa ka bërë në një debat televiziv ku tha se LDK ka bërë gabim trashanik që e ka votuar Hashim Thaçin për president.

Postimi i plotë:

Mercenarët u lajmëruan vet.Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi.Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vet. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre.Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim.Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon.Prandaj dhe i mbrojë.Po, do ta mbrojë LDK-në dhe secilin anëtarë tonin nga sulmet e paguara nga jashtë. Edhe po të jem i vetëm.Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin për LDK-në. Duket se nuk u mjafton partia e tyre. Duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit. Nuk ka gjasë. Anëtarësia e LDK-së ka tjetër vizion.Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Sepse zhurma paguhet, por e vërteta jo. Dhe pikërisht për këtë, e vërteta fiton gjithmonë.

Më shumë nga Lajme

  • 20:5098 ditë protestë në Shqipëri- Qytetarët mblidhen sërish në shesh!
  • 20:28Rama përkujton Nënën Terezë: Simboli më i fuqishëm shqiptar i paqes e shërbimit ndaj njerëzimit!
  • 19:32Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta
  • 19:23“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët
  • 19:18Vdes 46-vjeçari i aksidentuar më 18 gusht në Loxhë të Pejës