Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:28
Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, deklaroi se pret një përmirësim të dukshëm të qasjes së Uashingtonit ndaj pozitës së serbëve në Kosovë tashti që ka filluar dialogu strategjik mes vendit të tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke deklaruar kështu, ai e pranoi se Beogradi zyrtar nuk ka më asnjë lloj ndikimi e as pushteti në lidhje me sic deklaroi “mbrojtjen” e bashkëkombësve të tij në Kosovë.

“Është një mundësi e madhe që përmes administratës amerikane të insistojmë që ata, sa më shumë që të jetë e mundur, ta marrin popullin serb nën mbrojtje. Gjithashtu, të ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes që të heqin dorë nga veprimet e njëanshme antiserbe dhe të minimizohet dëmi që Kurti i ka shkaktuar mbijetesës së popullit serb”, tha ai për Tanjug, transmeton KosovaPress. “Vetë fillimi i dialogut strategjik tregoi se Beogradi ka insistuar në këtë dhe besoj se do të kemi mirëkuptim. Në këtë kuptim, mund të presim një situatë dukshëm më të mirë sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj popullit serb në Kosovë”.

Duke komentuar rrënimin e objekteve serbe pranë liqenit të Ujmanit nga institucionet e Republikës së Kosovës, Drecun pretendoi se synimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është të marrë kontroll të plotë mbi këtë masiv ujor të akumuluar dhe mbi hidrocentralin.

Ai tha se veprimet në Ujman bien ndesh me Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, e cila, sipas tij, parashihte hartimin e një studimi për shfrytëzimin e përbashkët të liqenit.

Në lidhje me këto dy tema për të cilat ka folur Drecun, ka shkruar, ani se jo direkt me ato çfarë tha ai, gazeta Danas, e cila, në njëfarë mënyrë, është tallur me deputetin e parlamentit të Serbië dhe njërin prej mohuesve më të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës.

“Pikërisht në kohën kur disa, madje shumë, na bindnin se Shtetet e Bashkuara, pas fillimit të dialogut strategjik me Serbinë, do të mbanin një qëndrim më të favorshëm ndaj Serbisë sesa ndaj Prishtinës, të paktën kur bëhet fjalë për veprimet e njëanshme të Kosovës, ndodhi rrënimi i objekteve në liqenin e Ujmanit”, thuhet në paragrafin e parë të shkrimit “Ujmani, mes Vuciqit dhe Trumpit”, në të cilin emri i liqenit të përfolur shkruhet në shqip “Ujman”, e jo “Gazivodë”, sic e quajnë serbët.

kurtipretmarrëveshjen

Të ngjashme

Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president

Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president

15:15
Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti

Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti

13:44
Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit

Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit

20:33
Trumpi e pret presidentin e Kinës, thotë se është "krenar" për marrëdhëniet SHBA-Kinë

Trumpi e pret presidentin e Kinës, thotë se është "krenar" për marrëdhëniet SHBA-Kinë

17:16

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit