Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Serbët fillojnë “hakmarrjen” në komunat veriore – raportohet se ka nisur largimi i punonjësve shqiptarë nga kryetari serb

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 17:37
Serbët fillojnë “hakmarrjen” në komunat veriore – raportohet se ka nisur largimi i punonjësve shqiptarë nga kryetari serb

Kanë kaluar vetëm një muaj e pak ditë prej rikthimit të kryetarëve serbë në krye të katër komunave në veri të vendit.

E me t’u ulur në ulësen e të parit të Komunës së Zveçanit, kryetari serb nga Lista Serbe, Dragisa Milovic ka nisur me largimin e personelit shqiptarë nga puna.

Sot i është kryer kontrata e punës dy punonjësve shqiptarë, të punësuar në Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, pasi kishin përfunduar gjashtë muaj angazhim, ashtu si ishte paraparë në kontratën që ata kishin nënshkruar me komunën respektive.

Në arsyetim për ndërprerjen e marrëdhëniea së punës thuhet se kjo po bëhet në bazë të dispozitave të nenit 13 dhe 58 të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 51 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik.

Si arsyetim zyrtar ceket:

– Në bazë të Ligjit të cekur më lartë, nenit 51, paragrafi 2, nëpunësi gjatë punës provuese nuk ka ndjekur trajnimet e detyrueshme.

– Me planin e personelit për vitin 2026 janë planifikuar punësime të kuadrit profesional dhe të nivelit të lartë udhëheqës në të gjitha pozitat nëpër drejtori andaj në pajtim me këtë buxheti i komunës së Zveçanit nuk ka mjete të mjaftueshme edhe për asistent administrativ.

-Nuk ekziston raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës.

Ndryshe, burime të “Mitropol” brenda Komunës së Zveçanit thonë se zyrtarëve shqiptarë po u bëhet me dije nga ekzekutivi i ri që secilit që i skadon kontrata do largohet nga puna me radhë.

“Mitropol” ka tentuar që të marrë një konfirmim në lidhje me këtë situatë edhe nga kryetari i ri i komunës, por i njejti ishte i paçasshëm në telefon deri në publikimin e këtij artikulli./Mitropol/

Veri

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit