Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Senatin e Shteteve të Bashkuara, i cili miratoi një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e presidentit për veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
Përmes platformës së tij Truth Social, Trump e cilësoi votimin si “të papërshtatshëm dhe pa asnjë domethënie”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj senatorëve, pavarësisht se Senati kontrollohet nga republikanët.
“Pra, e kam Iranin në vështirësi të mëdha, gati të shembet… dhe Senati i Shteteve të Bashkuara vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe të pakuptimtë mbi Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump.
