Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 11:39
Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara, të cilat janë gjetur në një hapësirë të fshehur brenda një barnatoreje në Prishtinë.

Kontrolli është kryer më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

“Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të gjitha produktet farmaceutike janë konfiskuar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin dhe procedurat përkatëse.

Dogana ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe për mbrojtjen e shëndetit publik e të tregut të ligjshëm.

Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme, duke garantuar se informacionet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

pakobarnakontrabanduara

Më shumë nga Lajme

  • 14:29Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim