Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 18:34
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa operative ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje.

Bazuar në dyshimin e bazuar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë.

Gjatë operacionit në aplikim të masave të veçanta hetimore dhe në infiltrim brenda grupit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg ilegal.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni, përfshirë katër (4) pistoleta, një (1) pushkë gjuetie, dy (2) karikator të pistoletave dhe, rreth pesëqind e dyzet e katër (544) fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin përkatës për armët.

Po ashtu janë sekuestruar para të gatshme, telefona, dy (2) vetura të markave “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të cilat janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprat penale të lartcekura.

Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj tre të pandehurve R.B., A.R., dhe B.B., për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, gjenden në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet