Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.
Cak i këtij operacionit të zhvilluar ishin një çift nga Kosova që jeton në Itali.
Lidhur me këtë ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.
Isufaj tha se ky aksion u zhvillua për të parandaluar një krim transnacional të trafikimit të drogës.
