Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s'votojnë për president

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:52
Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s'votojnë për president

Zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përplasjet lidhur me marrëveshjen e arritur rreth emrit të presidentit ka qenë tema kryesore e diskutimit në emisionin "Rubikon" të Klan Kosovës.

Teksa panelistët kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi këtë proces, opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit.

Ai tha se në LDK tashmë ekziston një debat i qartë mes dy grupeve për mënyrën se si duhet të vazhdojë partia.

Përgjithësisht kjo është qarje evidente tash e një kohë në LDK, domethënë çkado që kemi parë në LDK që është sjellë nga Abdixhiku në tavolinë, në një formë ose tjetër ka pas një kundërshti, pak a shumë prej një grupi tjetër të njerëzve në LDK. Pra, në LDK ekziston një diskutim të themi tashmë i qartë i dy taboreve se si është rruga përpara për LDK edhe këtu u shpërfaq edhe njëherë kjo. Pra, unë mendoj që diskutimi në LDK, për numrin e deputetëve që munden me i sjellë në kuvend për votë të presidentit, qartazi tash është diskutim vazhdimësia e kuvendit në një farë forme të LDK-së, vazhdimësi e debatit që e kanë pas, qoftë për rezultatin zgjedhor, qoftë për pakënaqësi që ose në mënyrën tjetër të menaxhimit të LDK-së, që e shohin ky grup, këta janë tashmë deputetë dhe po besoj që çdo gjë tash e tutje nga LDK-ja me gjasë do të jetë, duhet të jetë, diskutim i brendshëm para se të bëhet negociatë e jashtme.”, tha Sejdiu.

Sipas tij, përplasjet e brendshme në LDK po reflektohen edhe në çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Duke folur për kandidaturën e Bekim Sejdiut, opinionisti Sejdiu tha se kundërshtimet brenda LDK-së janë të pritshme, duke marrë parasysh të kaluarën e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ai poashtu tha se Vetëvendosje e ka ditur këtë rrethanë dhe se kandidatura e Sejdiut mund të ketë krijuar hapësirë për përplasje politike.

sejdiudeputetëkurti

Të ngjashme

Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën

Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën

15:00
Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit

Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit

12:53
Nazarko për protestat e dhunshme në Shqipëri: Kurti të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës

Nazarko për protestat e dhunshme në Shqipëri: Kurti të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës

10:33
Rrahmani: Qeveria Kurti nuk bëri asgjë për krerët e UÇK-së

Rrahmani: Qeveria Kurti nuk bëri asgjë për krerët e UÇK-së

09:37

Më shumë nga Lajme

  • 16:44PAMJE| Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? – Detajet e fundit
  • 16:42Tension në Tiranë, sirenat e policisë s’pushojnë, qëllohet sërish me plumba gome drejt protestuesve
  • 16:33Kapet i mituri në protestë, shoqërohet nga policia
  • 16:30Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026
  • 16:24Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët