Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 22:42
Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar se beson se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen më 16 shtator.

Sejdiu ka thënë se partitë politike nuk kanë interes për një zgjidhje të çështjes së institucioneve para kësaj date, duke shtuar se beson që kryeministri Albin Kurti po kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara të kenë zgjidhje të temës së institucioneve para datës 16 shtator. Besoj shumë që zoti Kurti kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Sejdiu në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen.

“Besoj se zoti Thaçi, zoti Veseli, zoti Krasniqi dhe zoti Selimi do të lirohen më 16 shtator. Mendoj se ky ka qenë një prej budallaqeve më të mëdha në këtë proces, sepse për çka janë ftuar atje është dëshmuar se nuk ka ndodhur. Nuk shoh ndonjë mënyrë se si të mos dalin të lirë. Megjithatë, këtë vendim e presin të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

Sipas Sejdiut, deri në këtë periudhë, Kosova nuk pritet të ketë president të ri, por vendi do të vazhdojë me ushtrues detyre të presidentit.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
  • 19:37Familjari i policit Altin Kryeziu i cili humbi jetën tragjikisht, ia dedikon suksesin atij: Ishe frymëzimi dhe motivi im më i madh
  • 19:34Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë
  • 19:18Mësohet kush është punëtori i bankës që hyri në llogarinë e Përparim Ramës
  • 19:08Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës