Teksa në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor dhe pritet vendimi përfundimtar, Ali Sefaj ka reaguar në emisionin “Kosova Live” në T7, me emocione për Jakup Krasniqin.
Ai e ka cilësuar Krasniqin si figurë të papërsëritshme, duke shprehur shpresën që ai të lirohet dhe vitet e fundit të jetës t’i kalojë në atdhe.
