Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, nga 11 deri më 15 maj

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 14:58
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, nga 11 deri më 15 maj

Seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar që të mbahen gjatë muajit maj.

Kjo u bë e ditur në kalendarin e DhSK-së.

“Sikurse pasqyrohet në Kalendar, në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

Kjo erdhi pas anulimit të trefishtë të seancave të prillit.

Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Hashim Thaçi

Më shumë nga Lajme

  • 22:44Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor
  • 22:44Shumë kosovarë zgjedhin Shëngjinin, përbëjnë 65 për qind të pushuesve
  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë
  • 22:27Si ndodhi vrasja në Korçë- 20-vjeçari u qëllua teksa ngjiste shkallët e pallatit
  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës