Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Seanca e thirrur nga VV në ora 11:00, Gashi: Përçarje dhe futje e Kosovës në fushatë plot tension

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 19:21
Seanca e thirrur nga VV në ora 11:00, Gashi: Përçarje dhe futje e Kosovës në fushatë plot tension

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si janë thirrur dy seancat e nesërme të Kuvendit, duke e përshkruar situatën si shembull të qartë të kaosit institucional në të cilin, sipas tij, është futur vendi.

Ai thotë se seanca e parë, e caktuar për ora 11:00, parashikon formimin e komisioneve parlamentare, veprim që e quan shkelje të hapur të Rregullores dhe të logjikës kushtetuese. Sipas Gashit, komisionet mund të formohen vetëm kur ka pozitë dhe opozitë të qartë, gjë që aktualisht mungon, prandaj çdo komision i ri do të ishte ilegjitim.

Gashi kritikon edhe futjen në rend dite të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat kërkojnë komisione funksionale dhe 80 vota për miratim – kushte që ai thotë se nuk ekzistojnë fare në këtë klimë politike.

Ai e quan kulm të absurdit faktin që një qeveri në detyrë ka futur edhe projektbuxhetin për vitin 2026, duke e konsideruar këtë si shkelje procedurale dhe kushtetuese që sfidon çdo standard të qeverisjes.

Në listën e kritikave përfshihen edhe buxhetet e Prishtinës, Gjilanit, Zubin Potokut dhe RTK-së, të cilat Gashi i cilëson si tema të ndjeshme që nuk trajtohen pa qartësuar shumicën parlamentare dhe pa komisione të formuara.

Sipas tij, seanca e orës 14:00 është vendimtare. Nëse dështon, nis automatikisht numërimi për 40 ditë deri te zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Gashi thekson se vendi po futet në një tjetër spirale zvarritjesh e përçarjesh, me rrezik që as zgjedhjet e ardhshme të mos sigurojnë stabilitet.

Sipas tij, kjo situatë nuk është zgjidhje, por thellim i krizës.

“Zoti e ruajt Kosovën.”

KuvendiLDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre