Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Seanca e Kuvendit, deklarohet Nagavci: Konjufca i ka vetëm 57 vota, nesër i shohim qëndrimet e deputetëve

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 13:54
Seanca e Kuvendit, deklarohet Nagavci: Konjufca i ka vetëm 57 vota, nesër i shohim qëndrimet e deputetëve

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por sipas saj është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera për arritjen e një marrëveshjeje.

“Tani, ju e dini se ne si LVV kemi dërguar ftesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasur bashkëpunim edhe me partitë tjera, të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtim. Tashmë është e qartë se shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja. Sikurse e thashë, LVV e ka bërë hapin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Ne besojmë se kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve. Nëse megjithatë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë, atëherë natyrisht jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja,” tha ajo.

Më tej, Nagavci deklaroi se për seancën e nesërme kanë 57 vota të sigurta.

“Kemi të gjitha votat që kanë qenë edhe për Qeverinë Kurti. Ka së paku edhe një votë më shumë, me aq sa ka qenë deri më sot. Nuk e di nëse gjatë këtyre ditëve të fundit ka ndonjë ndryshim qëndrimi, por gjithsesi deri nesër do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e deputetëve,” u shpreh ajo në një deklaratë për RTV21.

Arbërie Nagavaci

Më shumë nga Lajme

  • 13:33Schuebel në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: BE-ja kërkon që përgjegjësit për Banjskën të japin llogari
  • 13:33Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për avancimin e Kosovës drejt BE-së
  • 13:07Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës
  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi