Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’e ka problem Listën Serbe”, Bajrami kritikon Pandurin por del kundër mbylljes së “Debat Plusit”: Akt i rrezikshëm

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 19:31
“S’e ka problem Listën Serbe”, Bajrami kritikon Pandurin por del kundër mbylljes së “Debat Plusit”: Akt i rrezikshëm

Hykmete Bajrami nga LDK ka reaguar ndaj deklaratave të disa anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ku u la të kuptohet për mundësinë e mbylljes së emisionit “Debat Plus”.

Teksa kërkoj nga mediat respektimin e standardeve më të larta etike, profesionale dhe ligjore, ajo adresoi kritika ndaj moderatorit të emisionit të lartëpërmendur, duke e akuzuar për shkëputje nga konteksti të një deklarate të saj.

“Një media e lirë mund të gabojë. Një media e kontrolluar është gabimi vetë. Dhjetëra herë në emision, veçanërisht gjatë fushatave elektorale, moderatori i “Debat Plus” ka përsëritur në mënyrë të njëanshme, denigruese dhe jashtë çdo konteksti pretendimin se “Hykmete Bajrami nuk e ka problem Listën Serbe”.

Kjo deklaratë, e shkëputur tërësisht nga konteksti, është përdorur vazhdimisht për të ndërtuar një rrëfim të pavërtetë dhe të dëmshme ndaj meje. Si pasojë, janë krijuar dhe shpërndarë një numër i madh montazhash të fotove e videove të manipuluara edhe përmes inteligjencës artificiale, të cilat kanë rezultu me kërcnime dhe pasiguri për mua dhe familjen time”, tha ajo.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Bajrami është deklaruar publikisht kundër për mbylljen e cilitdo emision, teksa e akuzoi VV-në për kontroll, ndëshkim apo heshtje të medias.

“Sot dal hapur kundër mbylljes së cilitdo emision dhe kundër çdo nisme të pushtetit për të kontrolluar, ndëshkuar apo heshtur mediat. Liria e medias nuk mbrohet vetëm kur media sillet mirë me ne; ajo mbrohet sidomos kur kemi arsye personale për t’u ndier të dëmtuar prej saj.

Çdo presion institucional apo politik ndaj mediave është akt i rrezikshëm, në kundërshtim me frymën demokratike dhe standardet evropiane. Prandaj kërkoj ndaljen e menjëhershme të çdo forme presioni ndaj mediave dhe ruajtjen e plotë të pavarësisë së tyre”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’
  • 19:38OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës
  • 19:20Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales
  • 19:14Ishte brenda sallës në Hagë, Hoxha jep detaje nga momenti i shqiptimit të dënimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik