Kontingjenti i dytë i regjimentit britanik “Scots Guards” ka mbërritur në Prishtinë nga Mbretëria e Bashkuar për një dislokim të përkohshëm si pjesë e Forcave Rezervë të NATO-s në Kosovë .

Në njoftimin e KFOR thuhet se gjatë rotacionit të tyre, regjimenti do të zhvillojë një sërë aktivitetesh stërvitore së bashku me njësitë e KFOR-it, me synim përmirësimin e ndërveprueshmërisë, njohjen me procedurat operative në terren dhe rritjen e mëtejshme të gatishmërisë operacionale të KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, përfundon njoftimi.