Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SBASHK-u mbështet grevën dy-orëshe të shkollës “Pavarësia” për dhunën ndaj mësimdhënësve

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 23:49
SBASHK-u mbështet grevën dy-orëshe të shkollës “Pavarësia” për dhunën ndaj mësimdhënësve

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, së bashku me Këshillin Drejtues dhe Këshillin e Prindërve, njoftuan se të martën nuk do të zhvillohet mësim gjatë dy orëve të para, pasi do të mbahet një protestë, për të reaguar kundër veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

E në mbështjetje të kësaj proteste ka dalë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës( SBASHK) duke dënuar edhe sulmin fizik ndaj mësimdhënësit dhe mbështeti grevën dy-orëshe si mjet për të kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe për të siguruar një ambient të sigurt dhe respektues për mësimdhënësit.

“Këto raste nuk mund të trajtohen si incidente të izoluara, pasi dhuna dhe mosrespektimi ndaj mësimdhënësve po cenojnë rëndë dinjitetin e profesionit dhe sigurinë e procesit edukativo-arsimor.

SBASHK mbështet grevën dy-orëshe të organizuar nga Sindikata e Shkollës “Pavarësia”, si pjesë e SBASHK-ut, që do të zhvillohet nesër në këtë shkollë, për të kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura nga institucionet përkatëse. Ne kërkojmë nga organet përkatëse të sigurisë që, të hetojnë rastin në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë. Të dalin të dhënat e vërteta në dritë dhe të merren masat e duhura ndaj nxënësve dhe personave përgjegjës”, shkruhet në njoftimin e tyre në Facebook.

SBASHK po ashtu kërkon hetim të shpejtë dhe masat e duhura ndaj personave përgjegjës, si dhe përgjegjësi institucionale nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit.

“Po ashtu kërkojmë përgjegjësi institucionale nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit, si dhe zbatim të plotë të rregulloreve disiplinore për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. Nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe masa konkrete ndaj këtij rasti, SBASHK në nivelin komunal në Prishtinë do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së mësimit edhe në shkollat tjera, për të mbrojtur mësimdhënësit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm në arsimin publik. Kjo formë e veprimit sindikal nuk është qëllim në vetvete, por mjet i fundit për të siguruar respektimin e ligjit, dinjitetit profesional dhe sigurisë në shkolla. SBASHK – Për mësimdhënësit, për arsimin, për respektin!”, shkruhet në njoftim

SBASHK

Më shumë nga Lajme

  • 12:22Publikohen pamje: Momenti kur sulmohet me vezë Albin Kurti nga deputetja Time Kadrijaj
  • 12:21Tensione në Kuvend, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin
  • 12:05Përveç VV-së, në Kuvend vijnë edhe deputetët e partive tjera
  • 11:49Ermal Sadiku për Kurtin: E ka pru teatrin në Kuvend, po bën hajgare me gjithë shtetin
  • 11:49Cakolli: Situata është më se e qartë, seanca e thirrur e shkel aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2025