Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sami Lushtaku: Nesër kombi ynë bashkohet sërish, me shpirtin e njëjtë që na udhëhoqi në ditët më të vështira të lirisë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 23:50
Sami Lushtaku: Nesër kombi ynë bashkohet sërish, me shpirtin e njëjtë që na udhëhoqi në ditët më të vështira të lirisë

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se në protestën e nesërme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, të bëhen të gjithë së bashku për të vërtetën dhe drejtësinë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku thotë se në këtë thirrje për drejtësi, iu kujtua fotografia e vjetër me grupin e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të Tiranës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, që sipas tij është një dëshmi e besimit të palëkundur për liri e drejtësi.

“Nesër, në Tiranë, kombi ynë bashkohet sërish, ashtu si dikur, me shpirtin e njëjtë që na udhëhoqi në ditët më të vështira të lirisë”.

“Në këtë thirrje për drejtësi dhe dinjitet kombëtar, më kujtohet fotografia e vjetër me grupin e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të Tiranës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, një dëshmi e besimit tonë të palëkundur për liri e drejtësi. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të vërtetën, për atdheun, për drejtësinë, për UÇK-në!”, ka shkruar ai.

UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 12:38Ulutas takon senatoren amerikane Ernst, KFOR: U diskutua situata e sigurisë në rajon
  • 12:22Bajrami paralajmëron “pasoja të rëndësishme kushtetuese”: Kuvendi duhet të konstituohet, politika nuk mund ta mbajë shtetin peng
  • 12:19Nuk plotësoheshin kushtet e sigurisë, ndalen punimet në Podujevë
  • 12:19“Nuk është gropë septike”, profesori serb: Vuçiqi s’mund ta “zhvendosë” Ibrin, do të duhej të rrënoheshin kodra e male
  • 12:05Iu gjet në çantë pistoleta me karikator të mbushur – Arrestohet turisti suedez në Durrës