Ish u.d i ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka dhënë sqarime në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese K029/11, për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka thënë se vendi nuk shkon në zgjedhje nëse nuk zgjedhet Presidenti me 4 mars 2026, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare dhe në votim në tri raundet e përcaktuara kushtetuese.

“Në zgjedhje shkohet vetëm nëse pas ezaurimit të tri votimeve asnjëri kandidatë për President në dy votimet e para nuk ka marrë së paku 80 vota dhe në votimin e tretë, së paku 61 vota. Ndryshe, nëse zgjedhet Presidenti pas 4 marsit 2026, mbi bazën e numrit të votave sipas nenit 86 të Kushtetutës, atëherë zgjedhja e tij, sipas po të njëjtit nen është kundërkushtetuese”, ka shkruar Sallahu