Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar lartë figurën e Shukri Bujës, duke e cilësuar si njeri të fjalës e punëtor i pashoq.
Krasniqi para elektoratit të tyre tha se Lipjani ka nevojë që të udhëhiqet nga Shukri Buja.
”Shukri Buja ka qenë edhe më herët në krye të Lipjanit, dhe nuk ka punë të madhe që është bërë në këto vite e nuk e ka vulën e tij ose që nuk ka qenë iniciativa e tij”.
”Koha është që Lipjani ta krijojë e ta konsolidojë identitrtin e vet urban si një qendër e rëndësishme që ju konkuron gjitha qendrave e që të mos jetë e që mos të jetë një stacion në mes të Prishtinës e Ferizajt, por që të jetë qytet i rëndësishëm për krejt Kosovën. Dhe, jam i bindur që i vetmi kandidat në këtë garë që e ka edhe vizionin e qartë, edhe projektet konkrete është kandidati jonë, kryetari i nesërm i Lipjanit, Shukri Buja”, tha Krasniqi.
Deklarimi i plotë i Memli Krasniqit: KLIKO