Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar se po e bllokon punën e institucionit dhe krijimin e institucioneve të reja, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Sadiku ka thënë se kanë kaluar 10 ditë që nga bllokimi i Kuvendit, ndërsa sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje më 27 dhjetor