Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:47
Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se situata politike pas kundërshtimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e presidentit ende mund të zgjidhet.

Sadiku ka deklaruar se dialogu nuk ka përfunduar dhe ka shprehur shpresën që palët të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje.

“E kam një bindje ende që nuk të dalim prej kësaj situate. Shpresoj të takohemi prapë. Nuk ka përfunduar gjithçka. Nuk ka përfunduar bashkëbisedimi”, ka thënë Sadiku.

Duke iu referuar kritikave ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen për presidentin, Sadiku ka thënë se është e gabuar që përgjegjësia për krizën institucionale t’u atribuohet atyre.

“Ne i kemi 18 deputetë. Janë edhe 102 deputetë të tjerë që munden me i zgjedh krejt problemet e tjera që janë në Kosovë. Mund ta zgjedhin presidentin, qeverinë, ta konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar ai.

Sipas Sadikut, LDK-ja nuk mund të bartë e vetme përgjegjësinë për situatën e krijuar politike.

“Nuk e ka LDK, është gabim i tmerrshëm që dikush ia, këtë e kemi marrë ne si barrë. Por me thënë që gjashtë deputetë po e dërgojnë vendin në zgjedhje është matematikisht gabim, moralisht gabim, logjikisht gabim”, ka thënë Sadiku.

sadikugabimdeputetë

Të ngjashme

Haradinaj i reagon sërish Arjan Konomit: Gabimi ose është gabim, ose nuk është gabim

Haradinaj i reagon sërish Arjan Konomit: Gabimi ose është gabim, ose nuk është gabim

08:41
Kush duhet të marr drejtimin e LDK-së? Flet Ermal Sadiku

Kush duhet të marr drejtimin e LDK-së? Flet Ermal Sadiku

17:04

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE
  • 12:08Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili
  • 11:56Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit
  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici
  • 11:39Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen