Një përplasje mes policisë dhe protestuesve është shënuar në zonën e Urës së Bllokut në Tiranë, raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka.

Sipas raportimit të saj nga vendngjarja, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhjetëra makina policie, pasi efektivët kanë tentuar t’i zmbrapsin.

Muka raporton se edhe policët kanë hedhur gurë ndaj protestuesve, por më pas janë tërhequr, pa arritur t’i zmbrapsin ata.