Një zyrtar ka përfunduar në pranga, i cili dyshohet për tri vepra penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’.
Lidhur me aksionin, detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës,
NJOFTIMI:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet N.A. në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 i KPRK-së, si dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’nga neni 426 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
