Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vlerësuar lart tubimin masiv të mbajtur sot nga LDK Dega në Junik, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë tubim madhështor, i pranishëm ishte kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku, i cili prezantoi programin qeverisës të LDK-së për katër vitet e ardhshme, duke shpalosur vizionin për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe forcim të institucioneve të Kosovës.
Shehu theksoi se mbështetja e madhe qytetare është dëshmi e qartë se më 28 dhjetor do të konfirmohet fitorja e LDK-së, me Dr. Sc. Lumir Abdixhikun kryeministër të Kosovës.
I plotë:
Të dashur junikas,
Sot LDK Dega në Junik ka mbajtur një tubim masiv dhe madhështor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Prezent ishte kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku i cili shpalosi programin qeverisës të LDK-së gjatë qeverisjes së Kosovës për 4 vitet e ardhshme.
Mysafir special në tubim ishte po ashtu kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama.
Më lejoni të shpreh falenderim të veçantë për prezencën e tij edhe për deputetin e ardhshëm Ukë Rugova, djalin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova i cili është themelues i Komunës së Junikut dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
Nuk ka dilemë se më 28 dhjetor, do të konfirmohet fitorja e LDK-së me kryeministër Dr. Sc. Lumir Abdixhiku.
