Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 16:08
Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca pret nga Serbia që të sjellë para drejtësisë organizatorët dhe pjesëtarët e sulmit terrorist në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023. Rutte ka bërë të ditur se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili – sipas tij – ka premtuar se do të angazhohet në këtë drejtim.

“Paraardhësi im ka punuar në këtë me presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet me të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, tha Rutte për Tëvë1 para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Ai shtoi se Aleanca është duke e përcjellë nga afër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të vazhdojë të mbështesë këtë proces.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 13:32Nis integrimi i Policisë së Kosovës “në arkitekturën e sigurisë” së Manastirit të Deçanit, KFOR: Proces i koordinuar
  • 13:05Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
  • 12:46Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë
  • 12:35Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, në Serbi shfaqet grafiti kërcënues: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
  • 12:32“Thatë”, Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim