Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rudolph viziton ushtarët gjermanë në KFOR, informohet për pajisjet që përdoren gjatë patrullimeve në kufirin me Serbinë

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 10:30
Rudolph viziton ushtarët gjermanë në KFOR, informohet për pajisjet që përdoren gjatë patrullimeve në kufirin me Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR’it, të stacionuar në kampin Bondsteel, angazhimi i të cilëve ka thënë se kontribuon në paqe dhe siguri.

Sipas njoftimit të ambasadës, Rudolph është informuar detajisht mbi kapacitetet operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Ai ka dalë në terren në pikën e vëzhgimit CBS si dhe ka bërë ndalesa në zonat kryesore operacionale.

“Nga automjetet moderne të blinduara deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Ai ka vlerësuar kontributin e ushtarëve gjermanë që shërbejnë në Kosovë dhe rolin e tyre.

“Ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të misionit KFOR në kampin Camp Bondsteel janë pjesë e kontributit të Gjermanisë në këtë mision të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, duke kryer patrullime, duke u trajnuar me partnerë dhe duke ruajtur kapacitetet për të reaguar shpejt nëse situata e sigurisë e kërkon”, thuhet në njoftim.

Rainer Rudolph

Më shumë nga Lajme

  • 10:50"Nuk mund të cilësohen si krime Iufte" - Gëzimi i qytetarëve pasi bie njëra nga akuzat ndaj çlirimtarëve
  • 10:48Specialja: ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave
  • 10:37​Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj
  • 10:33Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit
  • 10:28Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së