Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 19:52
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e ambasadorit Rainer Rudolph me Presidenten Vjosa Osmani, në prag të përfundimit të mandatit të saj.

Sipas njoftimit, ambasadori ka theksuar se Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë për lirinë dhe demokracinë. Gjatë takimit, Rudolph i ka dhuruar Osmanit një libër mbi historinë e Murit të Berlinit, një kujtesë se vendimet politike mund t’i ndajnë, por edhe t’i ribashkojnë njerëzit.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj dhe i ka uruar sukses në angazhimet e ardhshme profesionale dhe personale.

“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë për lirinë dhe demokracinë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani para përfundimit të mandatit të saj, Ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi asaj një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – një rikujtim se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të ribashkojnë njerëzit. Ai shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj. Urimet më të ngrohta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe personal! ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada Gjermane në Prishtinë

Më shumë nga Lajme

  • 13:17Pamje të papara: Si fëmijë marshonte me Thaçin, sot Çlirimi marshon për të dhe shokët e tij
  • 13:10“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme
  • 13:08Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush
  • 12:50Ilir Deda me propozime për kundërshtimin e aktgjykimit të Hagës: NATO-s t’i kërkohen dokumentet relevante nga arkiva
  • 12:35Daut Haradinaj për mërgatën: Kur jemi bërë bashkë, asnjë sfidë nuk na ka thyer dot, dhe as sot nuk do të na thyejë