Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 08:26
Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për procesin zgjedhor duke e përgëzuar Kosovën për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre.

Ai gjithashtu e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për rezultatin e arritur.

Por, Rudolph ka folur edhe për rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë që Kosova të mos humbas më shumë kohë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori Rudolph ka nënvizuar suksesin që Shqipëria mund ta ketë pas Malit të Zi për anëtarësim në BE. Ai është shprehur që nuk do të donte që qytetarët e Kosovës kur të udhëtojnë drejt plazhit të Durrësit, t’iu duhet ta kalojnë një kufi të BE-së.

Le ta shohim kështu: Ne kemi një agjendë pozitive këtu, mbi bazën e të cilës duam të punojmë si në aspektin bilateral mes Gjermanisë dhe Kosovës. Siç e dini, Gjermania ka qenë një mbështetëse e fortë e këtij vendi për shumë vite dhe ne duam ta vazhdojmë këtë punë”.

“Dhe unë dua të punoj për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe, sinqerisht, është humbur kohë gjatë vitit të kaluar dhe do të më vinte shumë keq të shihja që humbet edhe më shumë kohë në këtë drejtim. Ne jemi këtu në Prishtinë. Le të shikojmë përreth: Marrëveshja e anëtarësimit me Malin e Zi është duke u hartuar pikërisht tani, ndërsa ne flasim”.

“Pra, Mali i Zi në të ardhmen e afërt mund të bëhet shtet anëtar i BE-së. Shqipëria poashtu mund të ndjek Malin e Zi pak më vonë. Dhe imagjinoni çfarë do të nënkuptonte ky proces për qytetarët e Kosovës, nëse vendi mbetet prapa”.

“Mendoni në mënyrë praktike: mund të nënkuptojë që, nëse udhëtoni nga Prishtina drejt plazhit në Durrës, do t’ju duhet të kaloni një kufi të BE-së. Kjo nuk është e ardhmja që dua të shoh për Kosovën. Prandaj, me të vërtetë i bëj thirrje të gjithëve këtu, për të mirën e vendit, të punojnë së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje për të krijuar institucione stabile”, tha ambasadori në KTV.

Rainer Rudolph

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre