Ish-diplomat amerikan, James Rubin, ka thënë se nuk mendon që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Rubin, e ka Kosovën në listën e çështjeve më me prioritet.
Sipas Rubinit, çështjet më me prioritet të Trumpit aktualisht janë Kina, Rusia, Ukraina, Irani, Venezuela, çështjet doganore me të gjitha vendet e botës.
“Pra, nuk mendoj që është në pikat e para në mendjen e tij. Nuk mendoj që Trumpi ka gjasa që të angazhohet. Është më shumë çështje që do të merret Departamenti i Shtetit, pra nuk do të brengosesha për këtë”, tha Rubin ekskluzivisht në “Jehona politike” në Klan Kosova.
Tutje, ai e dha edhe një këshillë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, që t’i përgjigjet nevojave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjet e dialogut.
“Ka dallim të mirë në mes Kosovës, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Serbia është i vetmi vend që televizioni rus, propaganda ruse dhe mbështetja ruse ekzistojnë. Dhe kur Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë e kuptojnë sa larg dhe se problemi real qëndron në Beograd, ka gjasa më të vogla që të bëjnë më shumë vështirësi për Kosovën”.
