Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

RTK nga nesër në grevë të përgjithshme

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 15:24
RTK nga nesër në grevë të përgjithshme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar të gjithë punonjësit se nesër nga ora 11:00 deri në ora 13:00, të gjithë sektorët në Radio-Televizionin e Kosovës do të hyjnë në grevë.

Kjo sindikatë ka bërë të ditur se nëse situata vazhdon e paqartë dhe kërkesat e tyre nuk adresohen, atëherë do të marrin vendim për bojkot të shumicës së emisioneve dhe lajmeve në RTK.

“Gjatë kohës së grevës, krahas ndaljes së punës, do të organizohen protesta dhe do të ndërmerren veprime të tjera në ekran si shenjë e protestës për situatën e rëndë që po kalojnë kolegët dhe transmetuesit public”, shkruhet në njoftimin për media.

Njëherësh sindikata fton mediat që të jenë të pranishme në fillimin e grevës së përgjithshme për të ndjekur nga afër zhvillimet.

“Ky veprim është ndërmarrë pas dërgimit të kërkesave tona dhe njoftimit të të gjithë akterëve përkatës 7 ditë më parë, në përputhje me ligjin për grevat.

Edhe njëherë, bëjmë thirrje që Menaxhmenti të marrë vendim për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik. Nëse kjo nuk ndodh, Sindikata do ta marrë këtë vendim vetë”, shkroi sindikata e RTK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 09:16Pritje të gjata në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 09:015 centë më lirë: Ky është çmimi i naftës për sot
  • 08:48Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, paratë ishin fshehur në kamion
  • 08:45Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”
  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh