Nga e hëna, Radiotelevizioni i Kosovës pritet të hyjë në grevë të përgjithshme, pas vendimit të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së. Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe do të përfshijë pezullimin e të gjitha aktiviteteve në çdo sektor të transmetuesit publik.
Sipas sindikatës, ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të neglizhuara nga menaxhmenti dhe rrezikut serioz për funksionimin e RTK-së, të cilit i kanoset ndërprerja për shkak të pagave të bllokuara.
