Punëtorët e RTK-së, kanë protestuar sot para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.
Kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës kur ka njoftuar për organizimin e protestës, ka thënë se kjo protestë është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.
