Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrustemi: Vetëm mbi 62% për VV-në në zgjedhje e zgjidh çështjen e presidentit

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 22:29
Rrustemi: Vetëm mbi 62% për VV-në në zgjedhje e zgjidh çështjen e presidentit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të sjellin zgjidhje për çështjen e presidentit të Kosovës vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin një rezultat të thellë elektoral.

Duke folur në Debat Plus, Rrustemi theksoi se për ta garantuar zgjedhjen e presidentit pa pengesa politike, VV duhet të marrë mbi 62.2 për qind të votave, çka sipas tij do të përkthehej në rreth 70 deputetë në Kuvend.

Sipas tij, një rezultat i tillë, i kombinuar me mbështetjen e 10 deputetëve të komuniteteve joshumicë, do të siguronte shumicën e nevojshme për të shmangur bllokadat në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Zgjedhjet e 7 qershorit, për bindjen time personale, nuk po them që është qëndrim i LVV-së, mund ta zgjidhin çështjen e presidentit të Kosovës, vetëm nëse VV-ja votohet mbi 62.2 për qind. E i siguron 70 deputetë, e bashkë me 10 deputetë tjerë të komuniteteve joshumicë e garanton procesin. Përndryshe, kjo opozita do të vazhdojë me të njëjtat bllokada e pengesa deri sa lodh popullin. Por, populli nuk lodhet, populli veç po indinjohet edhe ma shumë ndaj opozitës”, ka thënë Rrustemi.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale