Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat.
Ai ka akuzuar PDK-në për situatën e mëhershme në veri të Kosovës.
“Pse veriu i Kosovës ishte mbajtur nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë deri në vitin 2023, respektivisht 2024, kur z. Kurti i eliminoi, është pikërisht PDK”, ka thënë ai në Dukagjin.
