Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 18:16
Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka takuar të mërkurën në Shkup Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski.

Sipas njoftimit të MIT, ndër çështjet e diskutuara ishte edhe projekti strategjik i rrugës Prizren-Tetovë dhe ai i tunelit që pritet t’i lidhë dy vendet tona.

“Projekti Prizren-Tetovë është tashmë në proces, ndërsa ekipet tona teknike janë duke bashkëpunuar në hartimin e projektit. Sot u dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet, të finalizohet sa më shpejt hartimi i projektit dhe më pas të vazhdojmë me procedurat për kontraktimin dhe realizimin e tij. Ky është një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme, i cili përmes tunelit do ta shkurtojë ndjeshëm distancën ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës, duke krijuar një korridor të ri dhe shumë të rëndësishëm ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, citohet të ketë thënë Basha

Për më tepër, ministri tha se është diskutuar edhe për avancimin e lidhjeve të tjera rrugore dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve, përfshirë autostradën Prishtinë-Shkup, rikthimin e komunikacionit hekurudhor dhe funksionalizimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar, “One Stop Shop”.

Edhe ministri maqedonas, Aleksandar Nikoloski, pas takimit tha se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, si një lidhje e rëndësishme transporti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të kontribuojë në transport më të shpejtë dhe më të sigurt, lidhje më të madhe ekonomike dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Ai po ashtu theksoi se u bisedua edhe për projektin e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, “i cili paraqet një projekt të rëndësishëm infrastrukturor për lidhjen e mëtejshme të dy vendeve dhe avancimin e mobilitetit rajonal”.

“Ky projekt është në proces, ndërsa grupi punues i të dyja vendeve do të vazhdojë punën për finalizimin e projektimit të tij, pas së cilës do të vijojë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore për zbatimin e tij”, u shpreh Nikoloski.

prizren-tetovëmaqedonasndërmjet

Më shumë nga Lajme

  • 22:11Behrami: Data 16 shtator është duke shkaktuar ankth të shumëfishtë te armiqtë e Kosovës
  • 22:10I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
  • 22:09Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
  • 22:01Reagon djali i Hoxhë Fatmir Latifajt pas fyerjes ndaj babait të tij: Liria që e sollën ushtarët, dëshmorët e invalidët e UÇK-së po nënçmohet
  • 21:54Matoshi: Kurti herë i thotë Lumirit ‘miku im’, herë ‘ka qenë ministër i imi’