Rruga “Bob Doll” në Prishtinë, po zgjerohet në katër korsi. Për këtë, po zhvillohen punime intensive. Punët i ka vizituar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Në një video në rrjete social, ai ka thënë se punimet po zhvillohen në të gjitha pjesët e kryeqytetit, me intensitet të lartë e sipas planeve. “Rruga Bob Doll tash po zgjerohet në katër korsi, fillimisht deri te Raiffaisen Bank, e vazhdojmë deri në fund që veç është katër korsi. Punët në të gjitha pjesët e kryeqytetit po zhvillohen sipas planifikimit me intensitet të lartë”, ka thënë Rama.
Lajme
Rruga “Bob Doll” po zgjerohet në katër korsi, Rama: Punët po zhvillohen në gjithë kryeqytetin sipas planeve
