Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rron Gjinovci: Justina Shiroka -Pula Presidente, edhe VV’së edhe PDK’së u jep një rrugëdalje dinjitoze

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 20:02
Rron Gjinovci: Justina Shiroka -Pula Presidente, edhe VV’së edhe PDK’së u jep një rrugëdalje dinjitoze

Duke qenë se kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, Rron Gjinovci në një kolumnë propozon një figurë që, sipas tij, është e përshtatshme për këtë post. Bëhet fjalë për Justina Shiroka-Pula.

Ai analizon se “VV-ja duhet të lëshojë pe, të heqë dorë nga kandidatët ekzistues. PDK duhet të heqë dorë nga ideja që t’i jepet fuqia bllanko, pra që ata në diskrecion të plotë të vijnë me dy kandidatë”.

Pozitës së presidentit, Gjinovci vlerëson se i duhet një njeri “me formim intelektual, me kulturë, me dije, me peshë në paraqitje publike dhe me aftësi për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet”.

Prnadaj, ai thotë se “Justina Shiroka-Pula. Ish-ministre në një nga qeveritë e Hashim Thaçit, ish-deputete e PDK-së, profesore e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe sot kryetare e Akademisë së Shkencave. Është nga ato figura që e bashkojnë përvojën institucionale me peshën intelektuale. Vjen nga një brez i rrallë grash shqiptare që doktoruan të parat në Jugosllavi, ndërtuan karrierë të mirëfilltë akademike, dhe mbetet një prej profesorëve të paktë të gjeneratës së saj që e justifikon titullin akademik dhe karrierën akademike me punë shkencore”.

Ai parasheh se “VV-ja zor se mund të ketë ndonjë rezervë të fortë ndaj saj, sepse nuk është figurë konfliktuale dhe njihet më shumë për korrektësi, kulturë institucionale dhe energji bashkëpunuese. PDK-ja, në anën tjetër, do ta restauronte reputacionin e saj dhe për herë të parë do të na ofronte stabilitet në një institucion. Pra, është një emër që nuk e poshtëron asnjërën palë, por u jep të dyjave një rrugëdalje dinjitoze. Dhe pikërisht për këtë arsye është propozim serioz: sepse nuk vjen si kandidaturë e egos politike, por si premtim për restaurimin e institucionit që në dy mandatet e fundit ka vuajtur nga egot dhe ambiciet politike të bartësve të tij”.

Kolumnën e plotë të Gjinovcit mund ta lexoni duke klikuar KËTU

rron gjinovci

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas verdiktit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend
  • 12:47“Shkarkimi i ministres Gërvalla”, të gjitha kërkesat e OVL UÇK-së pas vendimit dënues
  • 12:47Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te drejtësia perëndimore
  • 12:40“Jo në emrin tim”, përfundon protesta për çlirimtarët
  • 12:38Dy ditët që ndryshuan historinë e Thaçit, a ishte kravata e njëjtë?