Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritja ekonomike, Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Po mburresh me stagnimin

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 13:32
Rritja ekonomike, Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Po mburresh me stagnimin

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me parashikimet për rritjen ekonomike.

Murati deklaroi se Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejt gjatë viteve të ardhshme.

Por, Mustafa i ka lexuar ndryshe shifrat e publikuara nga Murati.

“Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik. Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5% këtë vit në vetëm 3.95% deri në vitin 2031. Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe sipas tij, është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve.

“Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe. Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim”, ka shtuar Mustafa.

Më shumë nga Lajme

  • 11:30Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25 të arrestuar
  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë