Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritja e pagës minimale dhe shpërblimet e fundvitit për pensionistët, Rama: U dhamë fund zërave të kënetës

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 12:24
Rritja e pagës minimale dhe shpërblimet e fundvitit për pensionistët, Rama: U dhamë fund zërave të kënetës

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë episodit të radhës të podkastit ‘Flasim’.

Paga minimale do të shkojë në 500 euro, si në sektorin publik dhe në atë privat.

“ Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat ”, shprehet Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë foli dhe për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.

“ Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro ”, përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin