Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar rritje, ku sipas INSTAT eksportet në dy muajt e parë të vitit arritën në 6.3 miliardë lekë, rreth 1 miliard më shumë se një vit më parë.
Po ashtu është rritur edhe importi i mallrave nga Kosova, ndërsa theksohet se ekziston ende potencial për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
