Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrihet e theret një person në veri të Mitrovicës, prangoset i dyshuari – i gjendet arsenal armësh

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 11:45
Rrihet e theret një person në veri të Mitrovicës, prangoset i dyshuari – i gjendet arsenal armësh

Policia e Kosovës në veri bën të ditur se më 06.03.2026, rreth orës 21:20 ka pranuar informacion nga Spitali Rajonal Mitrovicë – Veri se një person është pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie.

“Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia, në bazë të veprimeve të shpejta operative, ka arritur të identifikojë vendndodhjen e automjetit të përdorur nga të dyshuarit, i cili ishte i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes dhe i njëjti më pas është sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Mitrovicë Veri arreston një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, gjatë kontrollit gjenden armë dhe substanca narkotike

Mitrovicë Veri , 07.03.2026

Më datën 06.03.2026, rreth orës 21:20, Policia në veri ka pranuar informacion nga Spitali Rajonal Mitrovicë – Veri se një person është pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie. Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia, në bazë të veprimeve të shpejta operative, ka arritur të identifikojë vendndodhjen e automjetit të përdorur nga të dyshuarit, i cili ishte i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes dhe i njëjti më pas është sekuestruar nga policia.

Gjithashtu, pas veprimeve policore është arritur të identifikohet edhe vendndodhja e njërit nga personat e dyshuar. Policia ka shkuar në atë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij. I dyshuari ka tentuar të largohet, por është arritur të arrestohet. Arrestimi i tij është bërë në adresën e banimit të familjarëve të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe mjetin e mprehtë (thikën) që dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, policia ka gjetur edhe armë dhe substanca narkotike si në vijim:

• një (1) armë e gjatë AK-47

• 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) karikator me 29 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) granatë dore M-75

• një (1) antiplumb

• dy (2) shok-bomba

• një (1) flakadan

• dy (2) thika

• një (1) peshore

• bimë narkotike

• një (1) mulli për bluarje

• qese najloni dhe qese folie

• një (1) cigare e dyshuar si marihuanë

• maica me mbishkrime në cirilik

• si dhe një shumë parash të shtetit të Serbisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Personi i arrestuar, B.I. (2000), me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët për momentin nuk janë hasur dhe janë në arrati, mirëpo policia është duke punuar në arrestimin e tyre.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e veprave penale ndaj personit të arrestuar për: “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale. Për çdo rast të dyshimtë, policia fton qytetarët që të raportojnë në numrin 192.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit
  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi