Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rreziku nga zjarret shkaku i temperaturave të larta, Policia del me një apel për qytetarët

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 10:36
Rreziku nga zjarret shkaku i temperaturave të larta, Policia del me një apel për qytetarët

Policia e Rajonit të Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore .

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë javës janë raportuar disa raste të zjarreve, përfshirë vende në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani Elezit.

Aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit në këtë rajon.

“Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr.

“Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të neglizhencës, do të përballen me masa ligjore dhe procedura penale sipas legjislacionit në fuqi. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe në rast se kanë informacione për persona që shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, përfundon apeli.

Më shumë nga Lajme

  • 19:06Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima
  • 19:06E përmendi Prokuroria Speciale, reagon Shukri Buja: Kam pasur presione…
  • 18:56Altin Krasniqi flet për bisedën me babain në Hagë pas vendimit të gjykatës
  • 18:51VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend
  • 18:32Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare